RTSH 24 Live

Sociale

Monitorimi i Rrugës së Kombit, Policia ndëshkon drejtues mjetesh për shkelje të Kodit Rrugor

25/07/2024

Monitorimi i Rrugës së Kombit, Policia ndëshkon drejtues mjetesh për shkelje të Kodit Rrugor

Shet Krasniqi është njeri prej qytetarëve që u ndëshkua me masë administrative në Rrugën e Kombit. Gjatë monitorimit me radar të Rrugës së Kombit, pranë mbikalimit të Gostilit, mjeti i tij u konstatua me tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara.

Nga Shtete e Bashkuara të Amerikës ku jeton e punon prej 25 vitesh është kthyer në Pejë për pushime. I ndërgjegjshëm për shkeljen që ka bërë e sigurisht edhe për masën administrative ndaj tij.

Marrë në konsideratë edhe ngjarjet dhe numrin e lartë të aksidenteve përgjatë Rrugës së Kombit ndër vite, një pjesë prej tyre me pasoja fatale, secili prej përdoruesve të rrugës duhet të jetë i ndërgjegjshëm.

Monitorimi i Rrugës së Kombit me radar, bëhet 24 orë çdo ditë të javës thuajse në tre pika stacionere e të lëvizshme nga Miloti në Morin.

Veçanërisht këto muaj të verës, ku janë shtuar edhe patrullat e lëvizshme dhe nga 1 korriku të mbështetura edhe nga policia e Kosovës sipas marrëveshjes së përbashkët ndërqeveritare.

Gjatë gjithë monitorimeve janë konstatuar shumë drejtues mjetesh me shkelje të rregullave për qarkullimin rrugor, kryesorja shpejtësia tej normave të lejuara për të cilat janë marrë edhe masat e nevojshme administrative përfshirë edhe heqje të lejes së drejtimit.

Gazetar: Bujar Muçmata

/rtsh.al/