RTSH 24 Live

Ekonomi

Mollët në Korçë nuk po shiten! Shoqata e Biznesit i kërkon qeverisë të rrisi çmimin e referencës së importit!

07/02/2024

Mollët në Korçë nuk po shiten! Shoqata e Biznesit i kërkon qeverisë të rrisi çmimin e referencës së importit!

Shoqata e Biznesit i ka kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë të ndërhyjnë urgjentisht për shitjen e mollëve në Korçë, pas bllokimit për shkak të çmimeve të larta në krahasim me mollët që vijnë nga importi.

Shoqata e cilëson si një situatë emergjente, për të cilën shteti duhet të ndërhyjë sa më parë, në mënyrë që mollën të shiten. 

Prodhimi i mollës është një prej kulturave me shume peshë në qarkun Korçë dhe investimet e kryera nga fermerët në prodhimin dhe magazinimin e mollës në frigorifer kërkon shumë mund dhe investim.

Rreziku i mos shitjes së mollës vendase për arsye të importit në sasi të konsiderueshme dhe jo konkurruese përsa i përket shumë problematikave që ne si fermerë i kemi ngritur në çdo takim po sjell falimentimin e fermave të prodhimit të mollës në Qarkun Korçë.

Fermerët thonë se ndodhen në të njëjtën situatë të muajit Shkurt 2019, ku pas ndërhyrjes së qeverisë në zgjidhjen e këtij problemi, erdhi normalizimi i tregut dhe shitje të prodhimit vendas.

Molla mundet të ruhet në kushte optimale në frigorifer deri ne muajin Mars, sepse më pas kemi rënie të cilësisë dhe dëmtim të saj.

Sipas shoqatës fermerët do të detyrohen ta hedhin sasinë e pashitur që sot llogaritet rreth 12.000 ton deri ne 15.000 ton. 

Fermerët kërkojnë rritjen e çmimit të referencës së mollës së importit, për të paktën një periudhë 2-3 mujore si dhe rritjen e kontrollit të importeve të mollës në çdo pikë hyrëse doganore.

Rritja e ulet e reflektuar së fundmi në referencën e importit të mollës prej vetëm 0.017 euro/kg nuk solli asnjë efekt në ndalimin apo reduktimin e importeve, ndaj shoqata kërkon rritjen e referencës për një afat të shkurtër kohor 2-3 muaj të jetë e konsiderueshme. 

Ditët e fundit ka patur protesta të fermerëve duke bllokuar rrugët. 

/ rtsh.al /