RTSH 24 Live

Politikë

Meta i bashkohet protestës së opozitës: Këtu deri në përmbysjen e regjimit

07/10/2024

Meta i bashkohet protestës së opozitës: Këtu deri në përmbysjen e regjimit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës qeveritare.

Duke folur për gazetarët, Ilir Meta u shpreh se opozita do të protestojë deri në arritjen e objektivave për të rrëzuar regjimin e kryeministrit Rama, siç e cilësoi ai.

Meta i është referuar burgosjes së deputetit Ervin Salianji të cilin e cilësoi si akt banditesk. Presidenti i Partisë së Lirisë nënvizoi më tej se Salianji u burgos vetëm se denoncoi lidhjet e qeverisë me trafikun e drogës.

Do vazhdojmë deri në arritjet objektivave të kësaj proteste. Objektivat janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi i njerëzve për të vendosur drejtësinë. Aq më tepër pas aktit të fundit banditesk të dënimit politik të deputetit Ervin Salianji vetëm se denoncoi lidhjet e narkoqeverisë me trafikun e drogës”, tha Ilir Meta.

/rtsh.al/