RTSH 24 Live

Politikë

Më shumë se 3 orë debate në Kuvend/ Bardhi: Seanca s’vazhdon dot, kaloni për votim kërkesën për “Ahmetajn”! Nikolla: Është antiligjore

13/07/2023

Më shumë se 3 orë debate në Kuvend/ Bardhi: Seanca s’vazhdon dot, kaloni për votim kërkesën për “Ahmetajn”! Nikolla: Është antiligjore

Vijojnë prej më shumë se 3 orësh debatet në Kuvend, ku opozita nuk lejon të vijohet seanca plenare, teksa pretendojnë të hidhet në votim kërkesa e tyre që në rend të ditës të përfshihet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Pavarësisht ndërprerjes së seancës 3 herë, sërish palët nuk e gjetën gjuhën e përbashkët, ndërsa kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se seanca nuk mund të vazhdojë nëse nuk respektohen të drejtat e opozitës, duke mos lejuar kreun e KQZ-së të vijonte me raportimin e tij.

Seanca nuk vazhdon dot, nuk kemi nevojë për raportimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Seanca nuk vijon pa respektimin e minimumit të opozitës. Rrëzoje po të duash se i ke votat, po kaloje në votim sepse Parlamenti nuk është pronë e juaja. Të drejtat e opozitës nuk i mohon dot as ti as Edi Rama”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u përgjigj duke theksuar edhe njëherë se kërkesa e opozitës, sipas saj, nuk është e bazuar në ligj.

Nuk e hedh dot në votim një kërkesë që nuk ka substancë. Ka dy momente që bien ndesh edhe me të drejtën Kushtetuese dhe rregulloren e Kuvendit. Nuk është shpërndarë raporti dhe se vendosëm në Këshillin e Mandateve që do bëhet ditën e premte në orën 12 dhe dyta nuk është njoftuar deputeti. Ne nuk duam ta bëjmë me cen këtë proces. Është lënë që seanca të zhvillohet ditën e hënë. Kërkesa është antiligjore, nuk është e bazuar në ligj”, tha Nikolla.

/rtsh.al/