RTSH 24 Live

Sociale

Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 15 shefa kuzhine ndihmojnë shtëpinë e vajzave “Rosalba”

08/12/2023

Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 15 shefa kuzhine ndihmojnë shtëpinë e vajzave “Rosalba”

15 shefa të njohur kuzhine në Lezhë u bënë bashkë në një mision human në mbështetje të shtëpisë "Rosalba", qendrës rezidenciale për vajzat e mitura pa kujdes prindëror.

Organizuan një mbrëmje bamirësie, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për këtë qendër në të cilën janë të akomoduara të mitura me probeleme nga e gjithë Shqipëria.

Ftesës për të kontribuar në këtë mbrëmje bamirësie iu përgjigjen dhjetëra qytetarë, nga fusha të ndryshme, mes të cilëve dhe personalitete të ndryshme nga Lezha dhe me gjerë.

Shtepia "Rosalba" ndodhet në fshatin Gjader të Lezhës dhe është ngritur 8 vite më parë si një nevojë për t’ju ardhur në ndihmë vajzave të mitura, 6-18 vjeç, viktima të dhunës në familje, viktima të abuzimeve, të braktisura dhe jetime.

Aktualisht në këtë qendër trajtohen 26 vajza.

Gazetare: Nermin Spahiu

/rtsh/