RTSH 24 Live

Politikë

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Gjergj Hani i vetmi kandidat për kryetar, pritet të dorëzojë kandidaturën edhe Basha

20/06/2023

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Gjergj Hani i vetmi kandidat për kryetar, pritet të dorëzojë kandidaturën edhe Basha

Mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë 174 anëtarë të këshillit, të cilët votuan që mbledhja të drejtohej nga Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Kreshnik Çollaku.

Gazetarja Sonila Agostini bëri me dije se i vetmi kandidat që ka depozituar formularin e kandidimit në zyrat e PD zyrtare është Gjergj Hani, ndërsa Lulzim Basha ndodhet jashtë Shqipërisë dhe pritet që në mesnatë të dorëzojë kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Mbledhja e Këshillit po vijon me dyer të mbyllura dhe pritet që në përfundim të saj të ketë një deklaratë publike mbi atë që do të vendoset.

Sakaq, 17 deputetë demokratë kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pasi e konsiderojnë si një proces të parregullt.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD më 15 qershor, u vendos mbajtja e mbledhjes së Këshillit Kombëtar ditën e sotme (20 qershor), ku do të zgjidhet nënkryetari demokrat që do të drejtojë partinë deri në zgjedhjet e 29 korrikut ku do të përcaktohet kryetari i PD-së.

Janë në minutat e fundit të mbledhjes. Lajmi i parë është që këshilli kombëtar u mblodh për herë të parë që nga konstituimi i kuvendit të 2021.

Mbledhja u hap nga anëtari me moshën më të vjetër sipas statutit, Jemin Gjana i cili mbajti dhe një fjalë. Sipas rregullave të statutit, sekretari për ccëhstjet ligjore Indrit Sefa bëri një shpjegim shteruese  duke thënë se nga numri fillestar që ka patur Këshilli Kombëtar i PD i konstituar nga Kuvendi i 17 korrikut 2 vite më parë ku numëroheshin 470 anëtarë, për shkak të humbjes së statusit të qenit aktiv këshilli kishte reduktuar  numrin e tij në 453 anëtarë. Rreth dy vite pasi PD është në një situatë konflikti dhe debatoi rezulton se këshilli kombëtar ka një numër prej 329 anëtarësh.

Në sallë ishin prezentë 174 anëtarë, ku 24 prej tyre kanë qenë online. Kuorumi u konsiderua legjitim për miratimin e një rezolute politike.

Nga burime zyrtare, kam mësuar se i vetmi kandidat që ka depozituar formularin e kandidimit në zyrat e PD zyrtare është Gjergj Hani. Ish-kryetari i PD nuk është prezentë në mbledhje sepse është dorëhqeur dhe ndodhet në Strasburg. Por sot në orën 00:00 të mbrëmjes kur ndërron data në 21 qershor, besohet se z. Basha mund të jetë personi që mund të dorëzojë kandidaturën e dytë për postin e kryetarit të PD", tha Agostini.

/rtsh.al/