RTSH 24 Live

Sociale

Mbjellja e grurit-Pavarësisht rendimentit të vitit, Ismet Gega vijon të shtojë sipërfaqet

20/11/2023

Mbjellja e grurit-Pavarësisht rendimentit të vitit, Ismet Gega vijon të shtojë sipërfaqet

Ismet Gega nga zona e Boçovës në Fier është prej atyre njerëzve që çdo gjë e ka të lidhur me tokën. Tani po punon për mbjelljen e grurit. Nuk e ka dekurajuar rendimenti dhe çmimi i ulët i këtij viti. Ia njeh mirë huqet bujqësisë.

“Ka qenë rendimenti i ulët dhe çmimi ka qenë jo i përshtatshëm por unë nuk dorëzohem, do vazhdoj të punoj, jam në kërkim të tokave”, shprehet ai. 

Nga 80 hektarë që ka sot, 40 do t’i mbjellë me grurë. Të tjerat me misër, tërfil për farë, jonxhë.

Vlerëson skemat mbështetëse të bujqësisë, dhe shton se puna është çelësi i çdo arritjeje në jetë. “ Nëse do jesh i përpiktë me punën e gjen mundësinë që edhe këtu ndërtohet puna”, thotw Gega.

Ismeti ka krijuar edhe ciklin e mbyllur. Ai zotëron edhe mekanikën e nevojshme, apo magazina për prodhimin.

/RTSH/