RTSH 24 Live

Sociale

Mbështetje për çdo kategori në nevojë, Balluku: Skemë e re subvencionimi për ujin

3 orë para

Mbështetje për çdo kategori në nevojë, Balluku: Skemë e re subvencionimi për ujin

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur se me mbështetjen e Bankës Botërore dhe SECO, qeveria shqiptare po modernizon sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nëpërmjet aplikimit të skemës së re të subvencionit të furnizimit me ujë.

Nëpërmjet kësaj skeme, theksoi ajo, do të jetë qeveria që do të paguajë për këto shërbime për njerëzit që kanë vërtet nevojë, duke mbuluar deri në 5 m3 ujë në muaj.

“Individët e kualifikuar përfshijnë prindërit në nevojë me më shumë se dy fëmijë të lindur në të njëjtën kohë, jetimët, familjet me të ardhura të pamjaftueshme dhe viktimat e trafikimit apo dhunës në familje. Kjo skemë do të bëjë shërbimet e ujit të përballueshme për të gjithë, ndërsa do të stimulojë shoqëritë për të përmirësuar performancën e tyre. Me këtë qasje, qeveria jep shembullin e potencialit transformues të një skeme të subvencionit të mirëkonceptuar”, deklaroi ajo.

/rtsh.al/