RTSH 24 Live

Sociale

Berat- Qendër e re shëndetësore në Roshnik, Koçiu: Në shërbim të 2,900 banorëve dhe turistëve

3 orë para

Berat- Qendër e re shëndetësore në Roshnik, Koçiu: Në shërbim të 2,900 banorëve dhe turistëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përuroi qendrën shëndetësore në fshatin turistik Roshnik në Berat, i cili këtë sezon veror ka pritur qindra turistë. Ministrja theksoi se, kjo qendër shëndetësore i shërben rreth 2,900 banorëve të zonës.

“Qendra Shëndetësore Roshnik, tashmë me infrastrukturë tërësisht të rehabilituar, është pjesë e programit për rehabilitimin e 400 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, nga të cilat 60 vetëm në vitin 2023-2024”, nënvizoi ministrja Koçiu.

Koçiu theksoi se, edhe përgjatë vitit 2025 do të vijojnë investimet për rehabilitimin e infrastrukturës spitalore në të gjithë vendin me kushte bashkëkohore, duke garantuar shërbime shëndetësore cilësore afër vendbanimeve të qytetarëve.

/rtsh.al/