RTSH 24 Live

Sociale

Sezoni turistik veror në Korçë, shifrat e turistëve gati të njëjta me jugun e Shqipërisë

2 orë para

Sezoni turistik veror në Korçë, shifrat e turistëve gati të njëjta me jugun e Shqipërisë

Sezoni turistik veror në Korçë ka qenë mjaft i suksesshëm, duke sjellë një numër të lartë turistësh vendas e të huaj në qytetin juglindor. Shifrat e operatorëve turistikë tregojnë se Korça ka patur një fluks të shtuar turistësh të huaj kryesisht nga vende të ndryshme të europës.

Edhe muajt në vazhdim pritet të jenë të mbarë, teksa kanë filluar rezervimet edhe për vitin e ardhshëm nga grupet e huaja të turistëve.

Turizmi në Korçë ka njohur një rritje të qëndrueshme gjatë viteve të fundit. Me një kombinim të rrallë të kulturës, historisë dhe bukurisë natyrore, Korça bashkë me rrethinat e saj, ngelet në çdo stinë një destinacion i dëshiruar për turistët.

Gazetare: E. Fili  

/rtsh.al/