RTSH 24 Live

Sociale

Dita Ndërkombëtare e Pastrimit dhe Bregdetit - Në Vlorë, aksioni u përqendrua në disa zona

3 orë para

Dita Ndërkombëtare e Pastrimit dhe Bregdetit - Në Vlorë, aksioni u përqendrua në disa zona

Në ditën ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, ka pasur një organizim masiv për të pastruar plazhet e vendit, një nismë e Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, me pjesëmarrjen e bashkive bregdetare, shkollave, qytetarëve e grupeve vullnetare.

Thirrjes së bashkisë Vlorës , punonjës të institucioneve dhe biznesit i janë  bashkuar aksionit në disa zona bregdetare si Orikum, Radhim, plazh I ri, plazh I vjetër e Zvërnec. Për kryebashkiakun Ermal Dredha dita e sotme shërben si thirrje për të gjithë për tu kujdesur për ambientin.

Ndërmarrja e shërbimeve publike  në Vlorë, është në krye të koordinimit të punës edhe me institucionet publike për mbajtjen pastër të qytetit që pret turistë të shumtë në çdo stinë.

/RTSH/