RTSH 24 Live

Sociale

Matura Shtetërore - Gjimnazi “Havzi Nela” në Kukës, rezultate të larta në provimin e matematikës

28/06/2024

Matura Shtetërore - Gjimnazi “Havzi Nela” në Kukës, rezultate të larta në provimin e matematikës

Adela dhe Ervini janë dy maturantë të gjimnazit “Havzi Nela” të cilët përfunduan me sukses provimet e maturës.

“Personalisht kam dal shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur me notat që kam marrë, kam punuar fortë por jam e kënaqur”, u shpreh Adela.

“Në matematikë po, sepse kur ke 3 vite që përgatitesh nuk mund të dalësh keq dhe prandaj u zhgënjeva pak nga dy provimet e para, u shpreh Ervini.

Për ta ishte i vështire provimi i gjuhës së huaj, ndryshe nga sa e kishin menduar. Pritshmëritë për lëndët me zgjedhje i kanë të mëdha.

“Në provimin e anglishtes e kemi pasur pak problem sepse ishte pak i vështirë ndërsa ne gjuhë-letërsi kam dal goxha mirë”, u shpreh Adela.

Për Adelën dhe Ervinin, pas përfundimit te fakultetit, zgjedhje mbetet vetëm Shqipëria. Gjimnazi “Havzi Nela” renditet ndër më të mirët në  shkallë vendi.

/RTSH/