RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 37 gradë C

01/07/2024

Moti - Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 37 gradë C

Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të një qendre ciklonike e cila do të sjellë reshje shiu dhe rënie të temperaturave në gjatë javës.

E Hënë 01 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në mbrëmje. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      18/34°C

- Zonat e ulëta       20/37°C

- Zonat bregdetare 21/35°C

Kosova për dt. 01 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –20°C në mëngjes deri në 31°C –34°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë 02 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      18/30°C

- Zonat e ulëta       20/32°C

- Zonat bregdetare 21/29°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari