RTSH 24 Live

Aktualitet

Siguria e kufijve të NATO-s, Peleshi: Trupat shqiptare krahas atyre italiane në Bullgari

02/07/2024

Siguria e kufijve të NATO-s, Peleshi: Trupat shqiptare krahas atyre italiane në Bullgari

Trupat e Forcave të Armatosura  Shqiptare të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut do të shërbejnë për një periudhë 6-mujore në Novo Selo, Bullgari, nën komandën e Forcave të Armatosura Italiane.

Lajmin e njoftoi Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një status në rrjetet sociale. “Shqiptarët do të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre të NATO-s për të garantuar sigurinë e kufijve të Aleancës”  njoftoi ai.

Ministri Peleshi shprehu krenarinë për pjesëmarrjen e ushtarakëve shqiptarë në misionet ndërkombëtare të sigurisë, duke theksuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj aleancës së NATO-s.

“Kontingjentet shqiptare i dorëzuan detyrën njëri-tjetrit në grupbatalionin e NATO-s në Bullgari, aty ku shërbejnë përkrah kolegëve të tyre për sigurinë e kufijve të Aleancës "thekson Peleshi.


/ rtsh.al /