RTSH 24 Live

Aktualitet

U esktradua nga Greqia në Shqipëri- GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për Laert Haxhiun

05/07/2024

U esktradua nga Greqia në Shqipëri- GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për Laert Haxhiun

Dy ditë pas ekstradimit të tij nga Greqia në Shqipëri, GJKKO ka njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, Laert Haxhiun.

Gjithashtu në Gjykatën e Posaçme Haxhiu u njoh me vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës.

Haxhiu akuzohet për veprat penale të “vrasjes me paramendim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim të veçantë atë grupit të strukturuar kriminal; ”vrasje në rrethana të tjera cilësuese" ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës; “vrasje në rrethana të tjera cilësuese" ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentative, në dëm të Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”; “Prishja e qetësisë publike”;  dhe "Grup i strukturuar kriminal”.

Haxhia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi: Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur ne tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. Sh. dhe S. Xh.; Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2020, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Haxhiu u arrestua nga autoritetet greke, ndërsa dy ditë më parë u ekstradua nga Greqia në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës, nën masa të larta sigurie.

/rtsh.al/