RTSH 24 Live

Aktualitet

Helmimi i banorëve të Bulqizës, ISHP nis hetimin epidemiologjik

08/07/2024

Helmimi i banorëve të Bulqizës, ISHP nis hetimin epidemiologjik

Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik mbi shkakun e helmimit të banorëve në Bulqizë.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, bëhet me dije se NJVKSH e Bulqizës ka marrë mostra uji të cilat do i testojë për të parë nëse helmimi i banorëve ka ardhur ose jo nga uji.

ISHP ka dërguar një ekip në mbështetje të operatorit të Bulqizës.

Një ditë më parë (7 korrik) rreth 50 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, u paraqitën në spital me shenj helmimi, dhembje barku, të vjella dhe dhembje kokë.

Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, njoftoi policia.

/rtsh.al/