RTSH 24 Live

Sociale

"Ëndrra mbi Livando", festa që synon promovimin e resurseve në Gramsh

30/06/2024

"Ëndrra mbi Livando", festa që synon promovimin e resurseve në Gramsh

"Ëndrra mbi Livando" ishte aktiviteti I radhës zhvilluar në Gramsh, por këtë herë duke I zhvendosur njerëzit në zonat rurale të qytetit. Aktiviteti ku kryefjalë ishte bima aromantike e Livandos, kishte të ftuar special këngëtarin Alban Skënderaj si dhe artistë të folkut që dhuruan emocione të bukura.

Festës iu bashkuan jo vetëm banorë të zonës por edhe vizitorë që zgjodhën të shijonin panoramën e mrekullueshme e parcelave të kësaj bime kaq të bukur e të kërkuar.

Kryetari i Bashkisë Gramsh Besian Ajazi tha se synimi I aktivitetet mbetet promovimi jo vetëm i bimës së Livandos por dhe i resurseve natyrore së zonës së Gramshit

“E kemi quajtur ëndrra mbi Livando, bëhet në parcelat pafund të livandës me qëllimi është ta kthejmë në traditë, pasi bimët medicinale dhe aromatike janë tradicionale të zonës. Vetëm promovim”, tha Ajazi.

Bima aromatike e Livandos në rrethin e Gramshit, ka nisur të kultivohet gjerësisht marr parasysh kërkesën e lartë të tregut dhe koston e ulët në mbjellje dhe rritje.

Gazetare: Eriselda Dyrmishi

/rtsh.al/