RTSH 24 Live

Aktualitet

Shanaj rrëfen bisedat me Kadarenë: E sulmonin se ishin militantë. Kisha drojë kur isha me të!

02/07/2024

Shanaj rrëfen bisedat me Kadarenë: E sulmonin se ishin militantë. Kisha drojë kur isha me të!

Regjisori Mevlan Shanaj ka rrëfyer bisedat gjatë takimeve me shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare. Në emisionin “Jetë Shqiptare”, Shanaj ndërsa vlerëson figurën e shkrimtarit rrëfen se gjatë qëndrimit me të kishte drojë pasi siç ai thotë, Kadare ishte një njeri i formuar.

“Kadareja ishte një figurë kaq komplekse kaq madhore  Shqipëria nuk e ka pasur, nuk e ka dhe druaj nëse do ta ketë pas vdekjes së tij. Pas vdekjen së Skënderbeut, humbja e Kadaresë është më e dhimbshmja për Shqipërinë.

Po kush ishte Kadare? Kadare ishte njeriu që na mësoi, burrëroi ai që na hapi mendjen. Ai më ka dhënë një dhuratë 5të madhe që më ka bërë trim. Unë nuk shquhem për trim, por ai më mësoi të mos kem frikë nga diktatura, më mësoi të jem rezistent, më mësoi që të mëdhenjtë duhet t’i kundërshtosh, t’i kundërvijësh.

Vepra më madhore quhet “Pallati i Ëndrrave” dhe këtë e ka bërë mendja e këtij njeriu. Donte të fuste civilizimin në Shqipëri, i dha qytetari në shkrime.

Letërsia e Kadaresë  është letërsi autoritare. Kur e takoja Kadarenë kisha ndrojë megjithëse bisedonim për tema nga më të ndryshme, por sërish mendoja si të flisja me të”, tha Shanaj.

Gjatë rrëfimit, regjisori tha se një figurë e tillë si Kadare sulmohej nga bashkëkombësit e tij pasi nuk e kuptonin dhe ishin popull militant.

“Shqiptarët e sulmonin pak se nuk kuptonin pak se ishim militantë dhe i thoja që u bërë kaq i madh pikërisht nga këto sulme. Ndryshe nga ne, Kadare shikonte thellësinë e njeriut. Është njeriu që ka dashur më shumë njeriun”, tha Shanaj. 

/rtsh.al/