RTSH 24 Live

Aktualitet

Rritet me mbi dy herë numri i azilkërkuesve, kryesojnë ata nga Afganistani

04/07/2024

Rritet me mbi dy herë numri i azilkërkuesve, kryesojnë ata nga Afganistani

Të dhënat nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, tregojnë se 261 persona kërkuan azil në Shqipëri në vitin 2023.

Kjo është një rritje me më shumë se dy herë, krahasuar me një vit më parë, ku u regjistruan 125 azilkërkues.

Më të shumtë janë azilkërkues me origjinë nga Afganistani, 161 persona pse 61,7 % të azilkërkuesve gjithsej. 

38 azilkërkues të tjerë ishin nga Siria dhe 25 nga Iraku.

Gjatë vitit 2023 rezultojnë 14 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit.

Nga këto vendime 5 i përkasin shtetasve me origjinë nga Iraku, 4 i përkasin shtetasve me origjinë nga Afganistani dhe pjesa mbetur i përkasin shtetasve nga Siria dhe Palestina.

/ rtsh.al /