RTSH 24 Live

Aktualitet

Armë dhe drogë, finalizohet operacioni “Summer", 15 të ndaluar dhe të arrestuar në Durrës

07/07/2024

Armë dhe drogë, finalizohet operacioni “Summer", 15 të ndaluar dhe të arrestuar në Durrës

Policia e Shteti ka njoftuar paraditen e së dielës se ka finalizuar me sukses operacionin e drejtuar nga Policia e Durrësit, ku gjatë operpacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Gjithashtu gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjete e telefona celular.

Në  zbatim të masave të përcaktuara në  planet operacionale kombëtare “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli”, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore, bazuar në inteligjencën policore referuan materialet në Prokurori për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Prokuroria e Durrësit bazuar në referimin e bërë nga Policia regjistroi procedimin penal, procedim i cili zgjati dy muaj dhe u ndoq me metoda proaktive.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, të kryera si rezultat i hetimit, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 16 shtetas, ku gjatë operacionit u ndaluan 13 shtetas dhe u shpallën në kërkim tre shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, të lëshuara nga Prokuroria, dhe konkretisht:

Durim Meta, 53 vjeç, Florian Demiri, 44 vjeç, Flamur Tare, 57 vjeç, Diamant Shkina, 33 vjeç, Sadik Lako, 34 vjeç, Mariglen Lisi, 29 vjeç, Saimir Sina, 32 vjeç, Klodian Sehiti, 34 vjeç,  Mateos Jeshili, 34 vjeç, Ergert Patlli, 33 vjeç, Gerald Taraj, 32 vjeç, banues në Durrës , Rustem Kolgjini, 50 vjeç, banues në Shijak dhe Zamir Hoxha, 48 vjeç, banues në Kavajë”, njofton policias.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit shtetasit:

Dashamir Mehmeti, 41 vjeç, Orgito Mema, 20 vjeç, dhe Enis Piro, 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu mësohet se, gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë  shtetasit Xhuliano Xhaferi, 27 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë dhe heroinë dhe Mehmet Meta, 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Policia i gjeti në banesë një armë zjarri pistoletë.

Janë proceduar penalisht edhe katër shtetas pasi janë gjetur me nga një sasi të vogël lënde narkotike  dhe ishin të shoqëruar me personat që u ndaluan. Ne kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak,  qindra doza me lëndë narkotike të  dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Arsenali i armëve është gjetur gjatë operacionit në Kavajë në banesën e shtetasit Z.K ku u gjetën  tre armë zjarri dhe një armë gjahu,  një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit D.M, banues në Durrës i shpallur në kërkim dhe  një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit    M. M., 23 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar në flagrancë”.

Po punohet për kapjen e personave të  shpallur në kërkim dhe personave të  tjerë  të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

/rtsh.al/