Dy vatra zjarri janë regjistruar në Dhërmi dhe Llogora. Bëhet me dije se situata më serioze paraqitet në Dhërmi, ku zjarri po përhapet me shpejtësi, ndihmuar edhe nga era. Në Llogora, flakët janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Himarës kanë shkuar edhe ata të Vlorës, të cilët po punojnë për të penguar përparimin e flakëve.
/rtsh.al/