RTSH 24 Live

Sociale

Ibrahim Sula 3 vite më parë braktisi emigracionin, sot mbarështon bagëti

02/07/2024

Ibrahim Sula 3 vite më parë braktisi emigracionin, sot mbarështon bagëti

Ibrahim Sula pas 15 vitesh emigracion vendos të kthehet në vendin e lindjes e të merret me mbarështimin e bagëtive.

Sot numëron më shumë se 40 krerë dele e disa lope, numër që do e rrisë me kalimin e kohës.

I riu pohon se është i kënaqur me këtë punë e se ndihet rehat pranë familjes së tij.

“Kaloj kohë me familjen, por në fund edhe një farë përfitimi ke me këta pasi nëse ja bën yzmetin të shpërblehet. Që në fëmijëri kam pasur lopë, duke u mësuar dhe me kalimin e kohës do të rris numrin e krerëve”, tha ai.

Ibrahimi bën thirrje edhe për të rinjtë e tjerë që mos të zgjedhin rrugën e largimit, por të angazhohen në vendin e tyre që ka përfitime të panumërta.

/rtsh.al/