RTSH 24 Live

Sociale

Nxitja e punësimit - Interes i lartë nga administratorët dhe punëkërkuesit në Tepelenë

30/06/2024

Nxitja e punësimit - Interes i lartë nga administratorët dhe punëkërkuesit në Tepelenë

Zyra e punës në Tepelenë prej  disa ditësh ka nisur programet e nxitjes se punësimit me subjektet private që operojnë në këtë zonë.

Getjana Qibini specialiste pranë kësaj zyre bën me dije se deri tani interesi për të marrë pjesë është i lartë si nga subjektet ashtu edhe nga të papunët ndërsa pohon se ky shërbim ka në fokus ato grupe që nuk janë në gjendje të gjejnë vetë një punë në sektorin privat.

Ky regjistrim ka filluar të bëhet online”, tha specialistja Gentjana Qibini.

Zyra e Punësimit në Tepelenë ndërhynë direkt për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës duke bashkëpunuar me punëdhënësit dhe nëpërmjet subvencionimit të tyre.

Sipas të dhënave  se për këtë vit synimi i zyrës së punës në Tepelenë është punësimi i rreth 40  personave.

Gazetare: E. Domeri 

 

/rtsh.al/