RTSH 24 Live

Euro 2024

Spanja mposht Gjeorgjinë dhe shkon në çerekfinale, më 5 korrik përballet me Gjermaninë

30/06/2024

Spanja mposht Gjeorgjinë dhe shkon në çerekfinale, më 5 korrik përballet me Gjermaninë

Spanja ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultatin 4 me 1 duke u kualifikuar për në çerekfinale ku do të përballet me Gjermaninë më 5 korrik. Ndeshja nisi keq për Spanjën pasi e pa veten në disavantazh teksa pësoi një autogol në minutën e 18.

Megjithatë, Spanja ishte më kërkuese dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 39 me anë të Rodrit duke e mbyllur pjesën e parë në 1 me 1.

Në pjesën e dytë gjithçka foli për iberikët të cilët, përmbysin rezultatin me anë të Fabian Ruiz duke u dhënë më shumë besim spanjollëve.

Në këtë mënyrë, iberikët sulmojnë gjithnjë e më shumë duke gjetur edhe golin e tretë me anë të Nico Williams. Ndërsa për ta vulosur rezultatin mendoi Dani Olmo duke i çuar shifrat në 4 me 1.

Ndërkaq, më 5 korrik Gjermania do të presë Spanjën në një ndeshje që mund të quhet me të drejtë një finale e parakohshme e Kampionatit Europian.

Të dyja skuadrat e mëdha do të luajnë për një vend në gjysmëfinalen e madhe të Euro 2024, teksa gjermanët kanë pas tyre tifozerinë vendase dhe spanjollët që vijnë më në formë se kurrë. Për këtë duhet të presim deri në 5 korrik, ora 18:00 në Shtutgart.  

/rtsh.al/