RTSH 24 Live

Euro 2024

Autogoli i Vertonghen dënon Belgjikën, Franca në çerekfinale

01/07/2024

Autogoli i Vertonghen dënon Belgjikën, Franca në çerekfinale

Në fazën e 16-shes të Euro 2024, Franca mposht Belgjikën 1-0 dhe siguron biletën për në çerekfinale të kompeticionit. Ndeshja u vendos në minutën e 85-të nga një goditje e Kolo Muanit (i cili zëvendësoi Thuram) e devijuar nga Vertonghen.

Një lojë shumë taktike që u bllokua për një kohë të gjatë por u luajt më mirë në përgjithësi nga skuadra e Deschamps që kishte më shumë mundësi shënimi.

FRANCË-BELGJIKË 1-0

Shënues: Vertonghen 85' (autogol)

Mbyllet sfida në Düsseldorf Arena, Franca kalon në çerekfinale të kompeticionit me autogolin e Vertonghen në minutën e 85-të, Belgjika eliminohet.

85’ - Vetëm dy minuta pas goditjes së De Bruyne, Franca kalon në avantazh! Kolo Muani godet në zonë topi devijohet nga Vertonghen dhe përfundon në rrjetë.

83' - Çfarëfrike për Francën!!! Boshti Lukaku-Doku-De Bruyne funksionon në mënyrë perfekte dhe përfundon me goditjen e mesfushorit të City-t, megjithatë i bllokuar nga një super Maignan.

70' - Shpërthim i Belgjikës: goditje e Lukakut me këmbën e majtë pas sugjerimit të Mangala dhe një përgjigje në kohë nga Maignan, i cili nuk është i befasuar.

69' - Një tjetër rast nga jashtë zonës për Tchouameni, por as ai dhe as shokët e tij nuk e gjejnë objektivin.

61' - Superndërhyrje e Theo Hernandez ndaj Carrasco, i nisur drejt portës nga De Bruyne.

53' - Mbappé i rrezikshëm: iniciativë e francezit që tenton të befasojë Casteels, por topi përfundon jashtë.

50' - Një tjetër mundësi për Thuram, sërish me kokë, nga krosimi i Koundé: top përfundon jashtë.

49' - Shpërthimi i parë për Francën në pjesën e dytë: trekëndësh mes Mbappé, Kanté dhe Tchouameni, me mesfushorin e Realit që gjuan nga jashtë dhe gjen devijimin nga Faes për një goditje këndi.

Sërish në Düsseldorf: me të njëjtët lojtarë në fushë fillon pjesa e dytë Francë-Belgjikë.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0 në Düsseldorf Arena

41' - Franca ka rritur ritmin dhe Belgjika është në vështirësi në fund të pjesës së parë.

39' - Tchouameni tenton me një goditje nga jashtë zonës, shumë e fuqishme që përfundon jashtë.

34' – Presion asfiksues i Francës: krosim i Koundé nga e djathta, Thuram me kokë dy hapa larg portës por edhe në këtë rast nuk arrin të gjejë objektivin.

31' - Vertikalizimi nga De Bruyne, por Maignan është aty dhe del menjëherë. Megjithatë, skuadra e Tedesco-s u rrit në minutat e fundit.

27' - Belgjika në sulm: Blitz i Openda në të majtë, topi në shtyllën e largët dhe gjuajtja e Carrasco e bllokuar nga Theo Hernandez!

24' – Goditje dënimi shumë e rrezikshme për belgët: De Bruyne gjuan drejt portës dhe Maignan, i kapur në befasi, shpëton veten me këmbën e djathtë.

11’ - Franca e rrezikshme: lojë e shkëlqyer nga Griezmann, i cili “peshkon” Koundé në zonë, por askush nuk e merr topin në qendër.

4’ - Sulmi i parë i Belgjikës në korsinë e majtë, por Maignan del nga zona e tij dhe shmang rrezikun.

2’ – Nisma e parë e Francës

Franca rikuperon një top të shpejtë, pastaj për Mbappé dhe krosimi për Rabiot, i cili nuk arrin të godasë objektivin.

1’ – Francezët shkelmojnë të parët topin në mesfushë

Një sfidë e madhe në Dusseldorf për një vend në çerekfinale. Deschamps ndryshon formacionin dhe vendos Griezmann për të mbështetur sulmuesit, Mbappé dhe Thuram. Disa lëvizje te Belgjika, me Tedesco që zgjodhi një modul super-sulmues: Openda dhe Carrasco nga minuta e parë, Tielemans jashtë. Lukaku është përpara.

FRANCË-BELGJIKË

Franca (4-3-1-2): Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez; Kante, Tchouameni, Rabiot; Griezmann; Mbappé, Thuram. Trajner: Deschamps.

Belgjika (4-4-2): Casteels; Castagne, Faes, Vertonghen, Theate; Carrasco, Onana, De Bruyne, Doku; Openda, Lukaku. Trajner: Tedesco.