RTSH 24 Live

Euro 2024

Euro 2024-Holanda mposht Rumaninë dhe shkon në çerekfinalen e parë në 16 vjet

02/07/2024

Euro 2024-Holanda mposht Rumaninë dhe shkon në çerekfinalen e parë në 16 vjet

Holanda ka arritur në çerekfinalen e saj të parë të Kampionatit Evropian në 16 vjet me një fitore 3-0 ndaj Rumanisë të martën.

Cody Gakpo hapi ndeshjen në minutën e 20-të, ndërsa  Donyell Malen shënoi dy gola në minutat e fundit të sfidës duke dërguar holandezët në çerekfinalen e tyre të parë në një turne që nga viti 2008.

Holandezët humbën një sërë mundësish gjatë ndeshjes.

Megjithatë, ishte një paraqitje më e përmirësuar në krahasim me paraqitjen zhgënjyese të fazës së grupeve, e cila përfundoi në një humbje 3-2 ndaj Austrisë.

Holanda mund të hakmerret ndaj Austrisë nëse kjo e fundit do të fitojë sot në mbrëmje ndaj Turqisë.

Goli i parë u dha besim holandezëve ndërsa patën disa raste për të rritur epërsinë. Tulipanët iu afruan edhe më shumë dyfishimit të shifrave në pjesën e parë por pa rezultat.

Nga ana e saj, Rumania u përpoq të barazonte rezultati por nuk arriti dot ndërsa portokallinjtë ishin më kërkues duke arritur të shënojnë edhe 2 herë në minutat e fundit duke kaluar më tej për në çerekfinale ku do të gjejnë Turqinë ose Austrinë.

/rtsh.al/