RTSH 24 Live

Kulturë

Veprat e Kadaresë, të shumtë janë të rinjtë të interesuar në bibliotekën e Elbasanit

02/07/2024

Veprat e Kadaresë, të shumtë janë të rinjtë të interesuar në bibliotekën e Elbasanit

Fuqia e penës për të thënë të vërtetat siç janë apo të veshura me figura letrare, është arti që i madhi Ismail Kadare la pas. Në këtë ditë zie, të dashuruarit pas madhështisë së tij, vajtojnë, ndërsa kombi humbi një zë brilant në arenën ndërkombëtare për folenë e shqiponjave . Vepra e Kadaresë zë një vend të veçantë në literaturën shkollore , ku studimi nis që nga cikli fillor.

Drejtoresha e Bibliotekës publike të qytetit të Elbasanit, “Qemal Baholli” tregon mbi interesin e nxënësve teksa largimi i Kadaresë nga kjo botë është vetëm fizikisht.

“Kadareja ishte jo vetëm shkrimtar por edhe një univers fjalë formuese. Në bibliotekën tonë e kemi të gjithë veprën e Kadaresë. Kadareja këtë vit kërkohet nga grup mosha të ndryshme. Kadareja ishte momenti më i fuqishëm i kulturës dhe letërsisë”, u shpreh  Drejtoresha e Bibliotekës publike të qytetit të Elbasanit, “Qemal Baholli”, Manjola Hatellari.

Sa të jetojë shqipja do jetojë dhe Kadare thotë drejtoresha Manjola Hatellari, që në këndvështrimin e saj, me ikjen e Kadaresë do të ketë studime më të thelluara mbi krijimtarinë e tij.

“Madhështia e Kadaresë fillon pikërisht tani pas ikjes së tij, sa të jetoj shqipja do të jetoj dhe Kadare”, u shpreh Manjola Hatellari.

Biblioteka Publike Elbasan Qemal Baholli ka anuluar çdo aktivitet, në shenjë zie për humbjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

/RTSH/