RTSH 24 Live

Kulturë

Elbasani nderon Ismail Kadarenë, vlerësimet më të larta për gjeniun e letrave

03/07/2024

Elbasani nderon Ismail Kadarenë, vlerësimet më të larta për gjeniun e letrave

Miq, intelektualë, dashamirës të artit dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Elbasan i janë përulur në lamtumirën e fundit shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Në ceremoninë homazh organizuar në bibliotekën publike “Qemal Baholli”, të pranishmin ndanë ndjesitë dhe përjetimet  në këtë ditë të trishtë për të nderuar njeriun që fjalët i ktheu në art duke u lexuar në mbi 45 gjuhë të botës.

“Ismail Kadare meriton të jetë në krah të kolosëve tanë, gjuhëtar të gjuhës shqipe, shkrimtar dhe patjetër pse mos e quajmë babain e letërsisë shqiptare moderne”, tha krye bashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja,

Korifeu Kadare mbylli sytë më 1 korrik në Tiranë. Në respekt të dëshirës së tij, ceremonia mortore u zhvillua vetëm në prani të familjarëve.

/RTSH/