RTSH 24 Live

Kulturë

“Gruaja e thyer” vjen në Korçë, monodrama që shpreh fuqishëm dramën njerëzore

04/07/2024

“Gruaja e thyer” vjen në Korçë, monodrama që shpreh fuqishëm dramën njerëzore

Novela “Monolog” e shkruar nga shkrimtarja e njohur e viteve ‘60 Simone de Beauvoir ka ardhur në formën e një monodrame në qytetin e Korçës, nën titullin “Gruaja e thyer” e interpretuar nga aktorja Adriana Tolka. Ka qenë një shfaqje bashkëkohore, ku gjithçka buroi nga e brendshmja e personazhit që nga lëvizja trupore, fjala, imazhi, muzikaliteti, e kënduara dhe e luajtura e muzikës “live”.

“Gruaja e thyer në fakt mund të ishte dhe një burrë i thyer. Gruaja e thyer trajton dramën e njeriut sot, e qenies njerëzore e cila ka një shkëputje mendore dhe shpirtërore nga pjesa tjetër e botës”, u shpreh Adriana Tolka, aktore.

Kjo monodramë do të vijojë të shfaqet edhe në qytete të tjera të vendit në kuadër të turit veror të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Teatri Eksperimental, së bashku me disa shfaqje të tjera të përzgjedhura pikërisht për tu prezantuar gjatë sezonit veror.

/RTSH/