RTSH 24 Live

Kulturë

Çmimet Grammy 2025, Eraldo Rexha dhe Miranda Dupi komentojnë eventin artistik

8 orë para

Çmimet Grammy 2025, Eraldo Rexha dhe Miranda Dupi komentojnë eventin artistik

Ceremonia e 67-të e çmimeve Grammy e cila u zhvillua më 2 shkurt 2025, në Los Angeles, bashkoi emrat më të mirë të skenës muzikore botërore dhe nderoi artistët që u spikatën në vitin e kaluar.

Kendrick Lamar ishte një nga fituesit e mëdhenj të natës, pasi fitoi katër çmime për këngën e tij “Not Like Us”, e cila u dallua në kategoritë Rekordi i Vitit, Performanca më e Mirë Rap, Kënga më e Mirë Rap dhe Videoklipi më i mirë.

Ndërkohë, këngëtarja Beyonce vendosi një rekord të ri personal, duke mbledhur 11 nominime për albumin e saj country “Cowboy Carter” dhe duke fituar çmimet për Albumin më të mirë dhe Albumin më të mirë Country.

Të ftuar në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH, për të komentuar ngjarjen artistike ishin Gazetari Eraldo Rexha dhe kuratorja e imazhit Miranda Dupi.

Gazetari Eraldo Rexha vlerësoi eventin si një ndër edicionet më të mira të ceremonisë Grammy, vitet e fundit.

Ndalur tek këngëtari Kendrick Lamar i cili  ishte një nga fituesit e mëdhenj të natës, pasi fitoi katër çmime për këngën e tij “Not Like Us”, e cila u dallua në kategoritë Rekordi i Vitit, Performanca më e Mirë Rap, Kënga më e Mirë Rap dhe Videoklipi më i mirë, sipas gazetarit  u duk sikur kënga ishte një diss për Drake.

"Eventi mendoj që është një edicionet më të mira të ceremonisë Grammy, vitet e fundit të paktën. Kënga “Not like us” është kënga që është përfolur më shumë gjatë këtij viti nga të gjithë ata që bëjnë parashikime që jo gjithmonë janë të sakat, por në këtë rast qëlluan shumë të sakta. U duk sikur kjo kënga e tij ishte një diss për Drake. I solli fat dhe arriti të triumfojë në Grammy. Edhe ajo që tregoi gjatë prezantimin ishte pikërisht rruga nga e cila ai vjen, që e ka kthyer në skenë dhe e ka bërë shumë të suksesshëm. Kënga më e mirë e vitit mendoj se është një arritje shumë e madhe për një njeri që bën muzikë, sidomos në një industri amerikane", tha Rexha.

Ndërsa kuratorja e imazhit, Miranda Dupi komentoi veshjen e këngëtares Beyonce. Sipas saj, këngëtarja mund të kishte zgjedhur një veshje më të mirë.

Fustani nuk mu duk ndonjë gjë uau, dukej sikur ishte bazuar me detajet e shallit kauboj. Dizenjeri i saj është një nga më të dashurit për mua, e adhuroj stilin e tij, por nuk më pëlqejnë zgjedhjet e këngëtares. Për xixat, më pëlqen pasi janë must i momentit. Mendoj që mund të kishte zgjedhur diçka tjetër për të veshur", tha Dupi.  

/rtsh.al/