RTSH 24 Live

Kulturë

Kadare në bibliotekën e Gjirokastrës, disponohet vepra e plotë, i kërkuar nga të gjitha moshat

04/07/2024

Kadare në bibliotekën e Gjirokastrës, disponohet vepra e plotë, i kërkuar nga të gjitha moshat

Me disa prej veprave te tij të ekspozuara nw hyrje tw bibliotekës sw qytetit të gurtë, duket sikur thotw "Këtu më keni" . Ky institucion kulturor disponon gjithw krijimtarinë e shkrimtarit Ismail Kadare të cilën e ka siguruar jo vetëm ndër vite, por edhe prej dhuratës që ka marrë prej tij në ditëlindjen e 100.

“Ne kemi fatin që në bibliotekën tonë të kemi të gjithë veprimtarinë e tij. Vitin e kaluar me rastin e 100 vjetorit të krijimit të bibliotekës, Kadare i dhuroi bibliotekës tonë të gjithë kolonën e veprave të tij”, tha Alban Matushi, Përgjegjës i bibliotekës “Apostol Meksi”, Gjirokastër

Si një shkrimtar që me veprën e tij të shoqëron që nga fëmijëria, Kadareja mbetet i kërkuar nga të gjitha grupmoshat. Tërheqjet e librave të tij nuk janë vetëm të detyruara si shkak i programeve mësimore. Ka nga ata që e lexojnë dhe i rilexojnë ,tërhequr nga stili i tij letrar.

“Është padyshim shkrimtari më i tërhequr ngas lexuesit tanë dhe lexohet nga të gjitha moshat”, tha ai.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij biblioteka Apostol Meksi organizon vazhdimisht aktivitete ku bën pjesë të tyre nxënës studentë shkrimtarë e studiues.

Gazetare: Y.Ponde

/rtsh.al/