RTSH 24 Live

Aktualitet

Zjarri në Dhërmi, policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike. Mbrojtja Civile: Shmangi kalimin në qafën e Llogorasë!

04/07/2024

Zjarri në Dhërmi, policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike. Mbrojtja Civile: Shmangi kalimin në qafën e Llogorasë!

Një shkëndijë elektrike dyshohet të jetë bërë shkak për zjarrin në Dhërmi, që ka përfshirë sipërfaqe të tëra toke. Sipas Policisë së Shtetit, shkëndija elektrike mund të ketë ardhur si pasojë e linjës së tensionit të lartë, ndërsa në vendngjarje është vendosur edhe perimetri i sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndihmuar edhe nga era, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, në terren për shuarjen e flakëve është edhe një helikopter.

Nga ana tjetër, Agjencia e Mbrojtjes Civile i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin në qafën e Llogorasë, për shkak të situatës së krijuar prej tymit nga zjarri i rënë.

Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogorasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/