RTSH 24 Live

Sociale

Matura/ Publikimi i tezës së provimit, Kushi: Nuk cënon procesin

06/06/2023

Matura/ Publikimi i tezës së provimit, Kushi: Nuk cënon procesin

Ministria e Arsimit ka marrë të gjitha masat që provimi i dytë, ai i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës Shqipe të zhvillohet normalisht. Në një dalje për mediat, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ndalur tek publikimi i tezës së provimit te Anglishtes, siguroi se nuk cënon procesin.

Kushi tha se vijonë hetimet për të gjetur përgjegjësit të cilët publikuan tezat e provimit të Anglishtes.

 “Fakti që teza dhe deklarohet për herë të parë nga e njëjta dorë na bën të dyshojmë se është e inskenuar pikërisht për ta vënë në dyshim procesin. Testi ka dalë 30 min pas fillimit të provimit, nuk ka asnjë informacion që testi të hyjë i zgjidhur", tha Kushi ndërsa siguroi se “procesi vijon të jetë me standarte”, siguroi ministrja ndërsa i bëri thirrje prindërve që të bashkëpunojnë me fëmijët dhe mos t’i lejojnë të marrin telefon me vete gjatë dhënies së provimit, pasi është shkelje e rrugorës.

Nxënësit e arsimit të mesëm do t’i nënshtrohen të mërkurën (7 qershor), provimit të dytë të Maturës Shtetërore .Sakaq, maturantëve u mbeten dhe 2 provime të tjera për të kryer, kryesisht më datë 13 qershor do të mbahet provimi i Matematikës dhe provimi i katërt i cili përmbyll ciklin, ai me zgjedhje që do të mbahet më 19 qershor.

/rtsh.al/