RTSH 24 Live

Sociale

Matura 2022/ Hapen aplikimet për në Universitet, afati deri më 3 gusht

29/07/2022

Matura 2022/ Hapen aplikimet për në Universitet, afati deri më 3 gusht

Nga 29 korrik deri më 3 gusht maturantët do të mund të aplikojnë në portalin U-Albania për t’u regjistruar në universitetin që dëshirojnë. Ministrja e Arsimit Evis Kushi i inkurajon studentët që të mbështeten në prirjet dhe pasionet e tyre, por gjithashtu që të konsultohen edhe me mësuesit e prindërit, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të rrisin më shumë mundësitë për të fituar programin më të përshtatshëm për ta.

‘Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe fushës së shërbimeve. Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti,’ - shkruan Kusi.

Kushi ka bërë ftesë për të rinjtë dhe të rejat nga Kosova, të cilët sipas marrëveshjes së nënshkruar me Kosovën, mund të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri.

/rtsh.al/