Everton ka nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.
Sulmuesi kuqezi vjen nga Chelsea në formë huazimi për një sezon.
Marrëveshja përfshin opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm.
Një nga drejtuesit e skuadrës së Evertonit, Kevin Thelwell, tha: “Duke monitoruar udhëtimin e Armandos për disa vite, ne jemi shumë të kënaqur që ishim në gjendje ta sjellim atë në klub”.
“Armando është ende një lojtar i ri që ka krijuar tashmë një përvojë mbresëlënëse. Ai është dikush që ne gjithashtu mendojmë se ka shumë më tepër potencial”.
Broja aktualisht ka një dëmtim në këmbë që e pengon të dali në fushë deri në tetor.
/rtsh.al/