RTSH 24 Live

Aktualitet

Marrëveshja me Italinë - Nis puna për qendrën pritëse për refugjatët në Portin e Shëngjinit

03/04/2024

Marrëveshja me Italinë - Nis puna për qendrën pritëse për refugjatët në Portin e Shëngjinit

Pas Gjadrit, nis puna edhe në Portin e Shëngjinit për ngritjen e qendrës pritëse për refugjatët, në kuadër të Marrëveshjes Shqipëri-Itali.

Vendi ku do të ngrihet qendra është e rrethuar, teksa punëtorët po punojnë prej dy ditësh.

Refugjatët do të priten në këtë strukturë dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qëndrojnë pa fat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil. Zbarkimi i tyre do të bëhet në Shëngjin.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 22 shkurt 2024 marrëveshjen Shqipëri–Itali për të emigrantët me 77 vota pro, ku parashikohet pritja e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Kjo marrëveshje u miratua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku tha se negocimi dhe firmosja e marrëveshjes nga kryeministri Edi Rama është i rregullt.

Kryeministri Rama firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Xhorxha Meloni (Giorgia) më 6 nëntor 2023 në Romë.

/rtsh.al/