RTSH 24 Live

Kulturë

Mangalemi në penelin e Pashk Përvathit, piktori post-modern çel ekspozitën në Berat

10/10/2024

Mangalemi në penelin e Pashk Përvathit, piktori post-modern çel ekspozitën në Berat

Dhjetëra piktorë shqiptare dhe artdashës të shumtë ishin të pranishëm në inagurimin e ekspozitës së piktorit post-modern bashkëkohor, Pashk Përvathi, e cila i dedikohet tërësisht lagjes së vjetër Mangalem, ku ishin ekspozuar 35 piktura nga më mbresëlënëset.

Kolegët konsiderojnë artin e këtij piktori si magjia e një realiteti të vërtetë.

“Tek pikturat e Përvathit pikturohet ajri. Ka shumë rëndësi që piktura të moj jetë një pllakë, por të ndjehet. Përvathi është një piktor i shquar”, vlerësojnë kolegët e tij.

Përvathi ishte student, kur në vitin 1988 së bashku me kolonitë e piktorëve shkoi në Berat për herë të parë. Që nga ajo kohë, ky qytet u kthye në muzën e tij. Lagja e vjetër dhe rrugicat e ngushta të saj, janë emocionuese për piktorin. Ai ka zbuluar atje të bukurën përzier me nuancat diellore në kompozimet e natyrës.

Sipas Kryetarit të bashkisë së Beratit, Ervin Demo, një lagje e tërë e pikturuar nga një mjeshtër i madh, i jep një tjetër certifikim qytetit.

“Këto piktura të Përvadhit e tregojnë më së miri që një piktor i përmasave të tilla i jep qytetit një certifikim tjetër", shprehet Demo.

Mjeshtri i madh dhe mbajtësi i urdhërit, Naim Frashëri, piktori Përvathi do të qëndrojë me ekspozitën e tij për 10 ditë në Berat ku vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë artin e jashtëzakonshëm të tij.

/rtsh.al/