RTSH 24 Live

Art

Lumi Vjosa në telajon gjigande

13/06/2024

Lumi Vjosa në telajon gjigande

Nën një telajo gjigande me përmasa rreth 7600 m2 artisti Agron Hoti ka nisur punën për të sjellë për herë të parë në Shqipëri një instalacion të përmasave të tilla. Penelatat e artistit përshkojnë degëzimet e Lumit Vjosa teksa kërkon të jap  mesazhin e jetesës në harmoni duke respektuar natyrën dhe njëri tjetrin. 

Artisti shqiptar ka magjepsur botën me pikturat dhe artin e tij. Ndonëse punimet e tij i kanë parë mijëra sy në shtete të ndryshme, piktori nuk i fsheh emocionet e këtij projekti që po realizon në vendin e tij të vogël, Shqipërinë.

Puna kolosale e artistit është parashikuar të zgjasë rreth 100 ditë.

/ rtsh.al /