RTSH 24 Live

Aktualitet

Proda takim me Dumanin: Forcojmë bashkëpunimin mes policisë dhe SPAK

2 orë para

Proda takim me Dumanin: Forcojmë bashkëpunimin mes policisë dhe SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.  

Ilir Proda dhe Altin Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.   

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar  ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pak ditë më parë edhe e ngarkuara amerikane me punë, Nancy VanHorn takoi kreun e SPAK, Altin Dumani, e cila theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes SPAK dhe BKH-së me policinë dhe prokurorinë për zhvillimin e operacioneve dhe hetimeve kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjatë ditëve të fundit bashkëpunimi mes SPAK dhe Policisë së Shtetit ka vënë në pranga ish presidentin Ilir Meta si dhe ish deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja.

/rtsh.al/