RTSH 24 Live

Aktualitet

Djali shërben si ushtar në Izrael, Rashel Solomon: Më thotë, ose fitojmë të gjithë, ose vdesim bashkë

3 orë para

Djali shërben si ushtar në Izrael, Rashel Solomon: Më thotë, ose fitojmë të gjithë, ose vdesim bashkë

Rashel Solomon ka rrëfyer për emisionin “Jetë Shqiptare” përjetimet e djalit të saj i cili lufton krah Izraelit në luftën ndaj Iranit.

Solomon shprehet se gjendja në Gaza, aty ku lufton djali i saj, është shumë e vështirë pasi 200 raketa kalojnë në ditë mbi kokat e tyre.

Ajo shprehet se djali i saj është i bindur në betejën për fitore ose vdekje. Ai, sikurse thekson e ëma, shprehet se është luftë për ekzistencë.

“Gjendja është shumë e vështirë, nga të gjitha anët. Kjo është luftë e imponuar prej Izraelit., Izraeli është popull paqësor dhe paqedashës.

Atë që dua të them: populli shqiptar në jetë ka qenë, është dhe mbetet miku i popullit hebre të Izraelit. Lufta ka marrë përmasa të mëdha. Nisi si luftë për të rikthyer ata që rrëmbyen 1500 të rinj, i dhunuan, i përdhunuan, i dogjën nëpër furra. Janë kaq të dhimbshme.

Nisi në këtë formë dhe mori formën tjetër që është luftë për ekzistencë. Ata persona që janë rrëmbyer ende nuk janë kthyer dhe pse ka kaluar 1 vit e ca. Ata ishin të rinj që shkuan të këndojnë, kërcejnë.

Në luftë gjithmonë ka kurbanë. Më thotë “Mos ki merak jam me shokët. Ne nuk kthehemi derisa të kthehen ata që mbajnë pengje në Gaza, deri kur të kthehet qetësia në Izrael. Në çdo ditë, e natë, kalojnë rreth 200 raketa mbi kokat e njerëzve, Ka njerëz që rrinë vetëm në bunkerë.

Djali im ndodhet në Gaza.

Natyrisht që kam frikë për djalin. Lufta ka gjithmonë kurbanë, por optimizmi i ushtarëve izraelitë është i paparë. Dashuria për atdheun është e madhe. “Ne luftojmë”, thotë djali, “që qytetarët në Izrael të rrinë të qetë”.

Sot është ditëlindja e kryeministrit të Izraelit dhe i uroj edhe 100.

Djali im ka 7 fëmijë. Përgjigja e tij është: o do jetojmë të gjithë bashkë, o do vdesim të gjithë bashkë”, u shpreh Solomon.

/rtsh.al/