RTSH 24 Live

Politikë

Arrestimi i Ilir Metës, Blushi: Skenari për eliminimin fizik të tij dështoi! S’do ta falim dhunën

2 orë para

Arrestimi i Ilir Metës, Blushi: Skenari për eliminimin fizik të tij dështoi! S’do ta falim dhunën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar se në arrestimin e Ilir Metës ka pasur edhe një skenar për eliminimin e ish-presidentit.

Teksa ka publikuar pamjet e aksionit të policisë në arrestimin e Ilir Metës, Blushi shkruan se skenari për eliminimin fizik të ish-presidentit dështoi. Ndërsa shton se dhuna e ushtruar, sipas tij ndaj Ilir Metës nuk do të tolerohet, duke theksuar se “askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist”.

Blushi vë në dukje se skuadra që “mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat!”

Skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit Ilir Meta dështoi!

Por skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat!

Dhuna e ushtruar, siç provon qartë kjo video, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet!

Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.

Me reagimin e sotëm provokues të zarit ordiner të Edi Ramës në krye të Narkoministrisë së Brendshme dhe avokatisë që i bëri skuadriljes terroriste është e qartë se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart.

Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist!”, shkruan Blushi.

/rtsh.al/