Atletja Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih, duke u shpallur kampione e Europës në 3,000 metra me pengesa.
Gega shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë. Ajo mundi të marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë, duke lënë pas të gjithë rivalët.
Sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.
/rtsh.al/