Seanca plenare e Kuvendit të Serbisë është shoqëruar me dhunë fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të sigurisë për të ndarë deputetët të cilët goditeshin fizikisht mes tyre.
Konflikti nisi pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren pasi mazhoranca nuk miratoi kërkesën e tyre për votimin e mosbesimit të qeverisë, duke degraduar më pas në përplasje fizike.
Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, tha për mediat se dhuna ishte nëpërkëmbje e dinjitetit të Parlamentit.
“Më duhet të them se një shkelje e tillë e dinjitetit nuk është parë kurrë në historinë e kësaj shtëpie përveç 5 tetorit kur e dogjën”, tha Brnabiq në një konferencë për shtyp në sallën e Kuvendit.
/rtsh.al/