RTSH 24 Live

Serbi

Vuçiç mblodhi Këshillin e Sigurisë: Shteti do të bëjë çmos për të ruajtur sigurinë e qytetarëve

17 orë para

Vuçiç mblodhi Këshillin e Sigurisë: Shteti do të bëjë çmos për të ruajtur sigurinë e qytetarëve

Pasi deklaratës se Putini mund ta shtypë butonin e kuq bërthamor, presidenti Aleksandër Vuçiç mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Gjatë drejtimit të seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në situatën komplekse gjeopolitike në botë, shteti do të bëjë çmos për të ruajtur sigurinë dhe sigurinë e qytetarëve.

“Me anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare kam shkëmbyer informacione për situatën e sigurisë në Serbi dhe kemi diskutuar edhe për aktualitetin, si në vendin tonë ashtu edhe në botë për të ruajtur sigurinë e qytetarëve tanë dhe të Serbisë sonë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Ndërsa ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiç, shtoi se bota po shkon drejt përkeqësimit të situatës së sigurisë. Pavarësisht se ishin mbledhur për të folur për tragjeditë brenda Serbisë, nuk lanë pa përmendur Kosovën dhe pretendimet se anëtarët e komunitetit serb po dhunohen.

Në seancën e thirrur nga presidenti Vuçiq më herët gjatë ditës së sotme, morën pjesë edhe kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq, ministrat në Qeveri Ivica Daçiq, Maja Popoviq dhe Bratislav Gashiq.

 

/rtsh.al/