RTSH 24 Live

Kosovë

Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NATO-s

7 orë para

Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NATO-s

Serbia është zëri i Rusisë, ndërsa Kosova është suksesi i NATO-s”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në median polake Polsat, shefi i ekzekutivit të Kosovës u shpreh se Polonia ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e Kosovës në NATO.

Ai theksoi se Kosova është kampione në Ballkan.

Serbia është, si të thuash, zëri i Rusisë. Kosova është një sukses i NATO-s, në të cilin Polonia luajti një rol. Ne jemi kampionë në Ballkan”, u shpreh Kurti.

Kryeministri foli gjithashtu për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

/rtsh.al/