RTSH 24 Live

Kosovë

Kurti uron Gjermaninë për Ditën e Unitetit: Diaspora shqiptare dëshmi e gjallë e miqësisë dhe vlerave të përbashkëta

5 orë para

Kurti uron Gjermaninë për Ditën e Unitetit: Diaspora shqiptare dëshmi e gjallë e miqësisë dhe vlerave të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

Në një postim në platformën X, Kurti ka shkruar se kjo ditë “feston ribashkimin, lirinë dhe lidhjet kulturore që bashkojnë vendet tona”.

Ai ka vënë në dukje se pas më shumë se katër dekadash ndarje të Luftës së Ftohtë, nën presionin e kancelarit gjerman Helmut Kohl dhe me marrëveshjen e liderit sovjetik Mikhail Gorbachev, Gjermania u ribashkua brenda NATO-s, duke përmbyllur këtë proces më 3 tetor 1990.

Kurti gjithashtu ka theksuar rëndësinë e diasporës shqiptare në Gjermani, duke e quajtur një dëshmi të gjallë të miqësisë dhe vlerave të përbashkëta mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Gëzuar për bashkëpunimin dhe unitetin e vazhdueshëm!”, ka përfunduar ai

 

/rtsh.al/