RTSH 24 Live

Aktualitet

Kurban Bajrami, Rama dhe Nikolla urojnë besimtarët myslimanë

28/06/2023

Kurban Bajrami, Rama dhe Nikolla urojnë besimtarët myslimanë

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Kreu i qeverisë ka publikuar një foto pëllumbi, si simbol i paqes, ndërsa kryeparlamentarja Nikolla u shpreh se kjo festë, është dita e nderimit të sakrificës, përkushtimit dhe dedikimit ndaj zotit.

“Urime gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ditës që nderon sakrificën, përkushtimin dhe dedikimin ndaj Zotit!

Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e Besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve, kulturave, komuniteteve e individëve dhe për të bashkuar njerëzit në emër të miqësisë, dashurisë e barazisë, me empati dhe zemra të hapura.

Gëzime e bekime për të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët”, shkruan Nikolla në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/