RTSH 24 Live

Ekonomi

Kthehen paratë për profesionistët e lirë - Malaj: Rimbursimi brenda Dhjetorit. Rivlerësimi vitin e ardhshëm

21/11/2024

Kthehen paratë për profesionistët e lirë - Malaj: Rimbursimi brenda Dhjetorit. Rivlerësimi vitin e ardhshëm

Brenda muajit Dhjetor, profesionistëve të lirë do t'u kthehen pas 5 milionë euro të paguara si rrjedhojë e ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, por që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.  

Lajmi u dha nga Ministri i Financave, Petrit Malaj në konferencën e përbashkët me FMN dhe Bankën e Shqipërisë. Bashkë me rikthimin e parave do të falen edhe kamatëvonesat tha ai.

“Besoj që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të kemi një lajm pozitiv për të gjithë profesionistët e lirë , ku besoj brenda muajit Dhjetor do të kthehen fondet e marra nga profesionet e lira dhe do të fshihen të gjitha detyrimet e regjistruara përgjatë periudhës janar-korrik, që ligji ishte në fuqi” tha ministri Malaj.

Sipas Scan TV

/ rtsh.al /