RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryeministri Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në QSUT

03/10/2024

Kryeministri Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në QSUT

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare. Rama kreu operacion të hernies inguinale dhe pritet që natën e sotme ta kalojë në mjediset e QSUT.

Ndërhyrja u krye nga ekipi mjekësor nën drejtimin e Arben Gjatës.

“Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Vetë kryeministri e njoftoi ndërhyrjen kirurgjikale një muaj më parë teksa teksa po vizitonte hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin…

Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, ka deklaruar Rama.

Ky është operacioni i dytë që kryeministri Rama i nënshtrohet në QSUT. Ekipi I mjekëve që realizuan ndërhyrjen ishin kirurgët Arben Gjata, Abren Beqiri dhe Dritan Rehovica si dhe anest-reanimatorët Krenar Lila dhe Saimir Kuci. 

Hernia inguinale është një nga sëmundjet më të zakonshme kirurgjikale, e cila kryhet me procedurë minimale invazive me anestezi lokale ose të përgjithshme.

/rtsh.al/