Rritja e kreditimit sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme mbart me vete një rrezik të mundshëm për sektorin bankar.
Megjithatë sipas Ekspertit të Ekonomisë, Reinaldo Pipiria bankat nuk janë akoma të ekspozuara ndaj një risku të mundshëm.
“Situata më e preferuar për të realizuar përfitueshmëri duhet të jetë në nivelin 65% deri në 75%, kur ti je në kushte optimale dhe ke përfitueshmëri të lartë. Ekspozimi i depozitave ndaj kredidhënies ka edhe të paktën 35% mundësi për të dhënë, të këtyre depozitave. Në të njëjtën kohë nëse e shohim kohën e ekspozimit bankar, 47% është e lidhur me pasuritë e paluajtshme”, tha Pipiria.
Një element tjetër sipas Pipirias që mbron këtë sektor është edhe ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë.
"E para ishte kapitali kundërcikli që lidhet drejtpërdrejtë me financimin e sektorit të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Ndërhyrja e dytë që bëri Banka e Shqipërisë është pjesa e mbledhjes dhe përpunimit të statistikave", theksoi eksperti.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 2024, sipërfaqja totale e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë arriti në 1.6 milion metra katror.
RTSH